"Dosja “HOP-HOP” “Faqet argëtuese” është hartuar në bazë të programit të
Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për ciklin parashkollor sipas fushave
kurrikulare: zhvillimi gjuhësor, matematikor, shkencor, artistik, social dhe
shëndetësor. Dosja shoqërohet me një udhëzues dhe plan mësimor për mësuesit dhe prindërit, të cilët do të ndjekin gjatë një viti ecurinë e fëmijëve të moshës 3-4 vjeç. Çdo mësim ka dy faqe:
- faqja e parë është ilustrim me figura, ku fëmija heton (investigon), lexon figurën, tregon, dallon, numëron, pyet, përgjigjet, vepron, zgjedh (rrugën drejtimin);
- faqja e dytë është fletë pune, ku fëmija kërkon, zbulon, gjen, lidh të njëjtat,
dallon ndryshimet, ngjyros, vizaton, shkruan.
Pra, në çdo faqe fëmija duhet të drejtohet për të mësuar njohuri të reja
e për të punuar në mënyrë të pavarur."